Blitz

 Breaking News

Denoncimi: “Jezusi më rreh mua dhe vajzën”

Denoncimi: “Jezusi më rreh mua dhe vajzën”
January 09
16:39 2017

Një i ri ka rrahur babain e tij dhe ka kërcënuar të motrën në zonën e Kombinatit në Tiranë e kjo ka bërë që babai i tij ta denoncojë në polici për dhunë fizike.

20-vjeçari Jezus Pane është  raportuar në polici nga babai i tij, pasi ky i fundit ka thënë se është rrahur nga i biri dhe shkak për këtë është bërë fakti se ai ka lënë vajzën të dalë të blejë një akullore.

Mosmarrëveshja për lënien e së bijës së tij ka sjellë që djali ta godasë babain.

“Jezusi doli nga banesa për të kërkuar motrën. Unë dola pas tij dhe e gjeta duke e kërcënuar vajzën. Edhe në shtëpi ka tentuar ta godasë e në përpjekje e sipër më ka qëlluar edhe mua, duke më çarë në vetull”,- mësohet se ka thënë në polici i ati i tij, raporton Top Channel.

Pane është dënuar nga gjykata e Tiranës me 1 vit burgim për këto akte dhune ndaj familjarëve të tij.  /Blitz.al/

 

Share