Blitz

 Breaking News

Dënohet gazetarja që pengoi emigrantët

Dënohet gazetarja që pengoi emigrantët
January 13
10:22 2017

E mbani mend gazetaren kameramane që u bë skandal kudo në mediat botërore pasi pengoi qëllimisht një emigrant me djalin e tij?

Së fundmi, ajo është dënuar në Hungari me 3 vjet shërbim prove për sjellje të çrregullt.

Petra Laszlou u filmua në shtator të vitit 2015 duke penguar refugjatët në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, pasi ata arritën të çanin kordonin policor.

Në pamjet e filmuara atë ditë, Petra duket fillimisht duke penguar një vajzë të vogël, më pas pengon një burrë me fëmijën e tij.

Pavarësisht se vetë reporterja tha se po përpiqej të mbrohej vetë, gjykata e ka argumentuar dënimin me shkelje të normave sociale.

“Ktheva kokën dhe pashë dhjetëra njerëz që po vraponin drejt meje. Ishte frikësuese”,- tha Petra.

Në daljen e saj para gjyqit, Petra u shfaq e përlotur duke thënë se që pas asaj videoje ka marrë shumë kërcënime për jetën.

Pritet që gazetarja me avokatin e saj ta apelojnë vendimin.  /Blitz.al/

Share