Blitz

 Breaking News

Demiraj fiton gjyqin ndaj Kodhelit: “E prisja këtë vendim”

Demiraj fiton gjyqin ndaj Kodhelit: “E prisja këtë vendim”
July 20
09:00 2017

Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, ka fituar gjyqin përballë ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për t’u rikthyer në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Demiraj ka fituar të drejtën për t’u rikthyer në detyrën që ka pasur më parë, atë të kolonelit.

Këtë vendim e ka dhënë Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë.

Kujtojmë që Demiraj u shkarkua nga detyra që mbante në vitin 2014 nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e për këtë shkarkim vetë Demiraj ka deklaruar se është shkarkuar pa asnjë arsye ligjore në shkelje të plotë.

Duket se tashmë edhe gjykata i ka dhënë të drejtë Demirajt pasi u shkëput pa të drejtë nga puna pas një karriere prej 31 vitesh në ushtri ku ka spikatur me një sërë misionesh.

Demiraj ka drejtuar disa misione të rëndësishme në vendet e lindjes, si dhe ka shkruar disa libra e manuale deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.  /Blitz.al/

Share