Blitz

 Breaking News

“Daily Mail” sërish artikull për kopshtin zoologjik: 3 luanë të ‘ngecur’ në Tiranë

“Daily Mail” sërish artikull për kopshtin zoologjik: 3 luanë të ‘ngecur’ në Tiranë
April 22
18:45 2019

Është e disata herë që “Daily Mail” i kushton një artikull luanëve të kopshtit zoologjik në Tiranë. Këtë herë prestigjozja britanike tregon se si 3 luanë kanë “ngecur” në Tiranë dhe kërkojnë dëshpërimisht të dalin nga ambienti ku mbahen.

Ata shkruajnë se luanët duhen të ishin në Hollandë tashmë, në qëndrën e specializuar “FEIDA” për  trajtime mjekësore.

3 luanët: Zhaku, Boby dhe Lenci janë mirë nga ana shëndetësore por shumë të rënduar psikologjikisht. Ata nervozohen shumë kur kanë vizitorë.

Në një rikthim në vendin tonë “Daily Mail”  analizon se luanët shpëtuan nga “Parku i Ferrit” bashkë me 11 kafshë të tjera pasi u sistemuan në kryeqytet me ndihmën e organizatës ndërkombëtare “4 putrat”, por ata po vuajnë sërish.

Kjo sepse mbahen të mbyllur në hapësira të ngushta vetëm disa metra katrorë të shtruara me pllaka majolike. Ndërkohë plani ishte që kafshët të dërgoheshin në Hollandë.

“Zhaku 12-vjeç dhe Boby me Lencin 8 vjeç janë peng të burokracisë dhe nuk lejohen të largohen për të nisur një jetë të re”- thekson prestigjozja.

Organizata  “4 putrat” e cila merret me këtë çështje ka tentuar të bëj të pamundurën që t’i dërgojë luanët jashtë Shqipërisë por autoritetet refuzojnë për shkak të një padie për dëmtim biznesi e cila ka ardhur nga pronari i “Parkut i Ferrit” në Fier.

Një nga punonjësit e kësaj organizate, Blandi Mustafa i  cili është marrë me kujdesjen e kafshëve u shpreh se luanët po qëndrojnë në një ambient jo normal të shtruar me çimento dhe kjo ka shkaktuar tek ata shumë probleme psikologjike.

Burimi:Daily Mail

/Blitz.al/

 

 

 

Share