Blitz

 Breaking News

Coinvestor vjen në Shqipëri për të forcuar besueshmërinë e vendit në sytë e investitorëve të huaj

Coinvestor vjen në Shqipëri për të forcuar besueshmërinë e vendit në sytë e investitorëve të huaj
March 26
18:45 2019

Për të përballuar sfidat e tregut global dhe për të nxitur kompanitë e huaja të investojnë në Shqipëri kompania  BLG Group i ka dhënë jetë një programi të ri i quajtur Coinvestor .

Programi coinvestor është një instrument që lejon  investitorët e huaj të jenë të mbrojtur dhe të garantuar brenda sistemit BLG për të gjitha ato që kanë aktivitete të cilat duan të zhvillohen në  territorin e Republikës së  Shqipërise .

Coinvester përballon në mënyrë inteligjente dhe jep një përgjigje praktike të  gjitha atyre informacioneve negative që paraqiten në mediat ndërkombetare dhe që kanë bërë të mundur ftohjen e entuziazmit të sipërmarrësve që kishin vendosur të investonin ne Shqiperi, dhe për te rifituar besimin në këto investitor dhe sipermarres të  vegjël është e nevojshme ti jepet atyre një mbështetje dhe nje instrument që i lejon të operojnë të qetë edhe në rastet kur do të verifikohen situata ekstremisht negative .

Me rastin e konferencës së 18 Prillit, që do të zhvillohet me një numër të ngushtë të ftuarish për shkak të rendesisë se saj, do të ketë përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës,  Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Sipërmarrjes së bashku me ekspertët Co investor dhe ata të BICC dhe BIDH për paraqitjen e procesit të kualifikimit dhe formimin te një figure të re profesionale që nuk ekziston në Shqipëri , ajo e nje eksperti Shqipetar te nderkombetarizimit te kompanive.

 Rrugëtimi i formimit i financuar nga BLG do të lejojë krijimin e profesionistëve me eksperiencë duke krijuar një figurë të rë shumë më profesionale, për sa i përket procedurës dhe ndihmës në integrimin e kompanive të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pjesëmarrësit në konferencë do të perfitojnë regjistrimin në rrugëtimin e parë të formimit për të përfituar kualifikimin në EIK dhe një certifikim të vlefshëm edhe në hapësirat Europiane, për zhvillimin e aktiviteteve të ngjashme që u lejojne profesionistëve të kualifikohen në mënyren e duhur dhe të saktë në lidhje me kompanitë e huaja qe duan të mbështeten tek ata për hyrjen ne Shqipëri .

 

Share