Blitz

 Breaking News

Çim Peka “shpërthen” ndaj Lulzim Bashës: “Ose është i kapur ose është i vonuar”

Çim Peka “shpërthen” ndaj Lulzim Bashës: “Ose është i kapur ose është i vonuar”
August 08
13:39 2017

Gazetari Çim Peka është një nga ata që janë rreshtuar kundër liderit demokrat Lulzim Basha që prej humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit.

Në një reagim në rrjete sociale, Peka lëshon fjalë të forta ndaj Bashës pasi thotë se me atë që po ndodh aktualisht Basha ose është i vonuar ose ne po kërkojmë shumë prej tij.

Gazetari i është referuar momentit kur në media të gjithë janë duke folur për trafikun e drogës, por nga opozita nuk ka asnjë reagim.

“Improvizoi një protestë me bidonë para bashkisë e sot kur të gjitha mediat flasin për “Më të madhin” në Tiranë, që sipas përgjimeve të shërbimeve partnere është shefi i trafikut të drogës, opozita nuk bën asnjë deklaratë për shtyp. Uroj të jem gabim në analizë, por ky përfundimisht është i kapur ose është i vonuar e ne kërkojmë shumë prej tij”,- shkruante dje Çim Peka.

Ndërkohë që debatit i janë bashkuar edhe të tjerë personazhe si analisti Andi Bejtja, i cili thoshte sot se Lulzim Basha ngjan si editor i sociales në gazeta.  /Blitz.al/

Share