Blitz

 Breaking News

Cilat janë shanset e Kombëtares për të dalë e para në grup? Ja kombinimet “ideale” të rezultateve…

Cilat janë shanset e Kombëtares për të dalë e para në grup? Ja kombinimet “ideale” të rezultateve…
October 15
15:00 2018

Kombëtarja shqiptare nuk ka arritur të fitojë mbrëmjen e djeshme në “Turner Stadium” të Beer Shevës, pasi është mposhtur nga Izraeli me rezultatin 2-0 dhe tashmë pozitat e saj nuk janë favorizuese në Grupin 1 të Ligës së Kombeve, pasi ka arritur të grumbullojë vetëm 3 pikë.

Ndeshja e fundit e kombëtares është ajo me Skocinë në “Loro Boriçi” dhe shanset për një kualifikim në vendin e parë janë minimale. Kuqezinjtë tashmë mbështeten tek matematika e cila i jep vetëm një shpresë. Në qoftë se Shqipëria arrin të fitojë me Skocinë dhe kjo e fundit bën të njëjtën gjë ndaj Izraelit, të treja skuadrat do të jenë në kuotën e 6 pikëve. Në këtë stad, gjithçka varet nga golavarazhi.

Kombëtarja shqiptare duhet të fitojë në përballjen me Skocinë me rezultatin 4-0 që të ketë një golavarazh 5-4 dhe duhet të mbajë shpresat në fitoren e Skocisë me Izraelin me rezultat 1-0, 2-0, 3-0. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë golat e shënuar do t’i jepnin të drejtën Kombëtares të ishte e para në grup.

Kombinime të tilla rezultatesh duken thuajse të pamundura, aq më tepër duke parë ecurinë e Kombëtares këto kohë, edhe pse një reagim i fortë duhet patjetër, të paktën për tifozerinë! /Blitz.al/

Share