Blitz

 Breaking News

Çekët e Mlladës nënvlerësojnë Skënderbeun: “Kundërshtar i lehtë”

Çekët e Mlladës nënvlerësojnë Skënderbeun: “Kundërshtar i lehtë”
July 24
09:00 2017

Çekët e Mllada Moleslav duket se nuk kanë zënë mend nga eliminimi i vjetshëm i pësuar nga Shkëndija e Tetovës në kupat e Europës.

I njëjti qëndrim nënvlerësues që patën ndaj Shkëndijës është shpërfaqur edhe ndaj korçarëve të Skënderbeut nga njëri prej sulmuesve kryesorë të këtij ekipi.

Mllada kaloi pa problem në turin e tretë të Europa League duke i fituar të dyja ndeshjet me Shemrok Rovers, ku protagonistët kryesorë ishin dy sulmuesit, Jan Shramosta dhe Golgol Mebrahtu.

Ata i realizuan të 5 golat për ekipin çek.

26-vjeçari Shramosta ka folur për mediat çeke:

“Deri tani kemi qenë të suksesshëm, shifrat flasin vetë. Mendoj se kemi kënaqur zemrat e tifozëve tanë sidomos me golin e dytë në ndeshjen e kthimit. Ndoshta nuk sulmuam aq shumë në pjesën e dytë, por morëm çfarë deshëm, sepse fituam 2-0 dhe u tërhoqëm, meqë atyre u duheshin tre gola”,- ka thënë ai.

Më tej ai ka shtuar:
“Unë kisha më shumë dëshirë që të kalonin shqiptarët, pasi është një udhëtim më i shkurtër për të shkuar atje për ne. Gjithashtu sepse i mendoj si kundërshtar më i lehtë, ndonëse në Europë nuk mund të zgjedhësh ata që ke përballë”,-tha Shramosta.   /Blitz.al/

Share