Blitz

 Breaking News

Burrel, përplasi 17-vjeçaren, arrestohet i riu. Ja videoja që tregon ecjen me 200 km/h

Burrel, përplasi 17-vjeçaren, arrestohet i riu. Ja videoja që tregon ecjen me 200 km/h
January 22
12:09 2017

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit, pasi aksidentoi një kalimtare 17-vjeçare në vendin e quajtur “kryqëzimi i spitalit” në qytetin e Burrelit.

Në pranga ka rënë Ardit Xhakrosa, 20 vjeç, nga njësia administrative Rukaj, ndërkohë që 17-vjeçarja A.K. është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar e tashmë raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mësohet se shkak i ngjarjes është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij.

Drejtuesi i mjetit “Benz Mercedes” akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe materialet hetimore ndaj tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

Në rrjete sociale, Xhakrosa ka shpërndarë një video ku ai duket duke ecur me 200 km/h në rrugë. /Blitz.al/

Share