Blitz

 Breaking News

Burg për personin që i gjuajti kryeministrit me këpucë, gruaja e tij dëshmon për dhunë të policisë ndaj tyre dhe fëmijëve

Burg për personin që i gjuajti kryeministrit me këpucë, gruaja e tij dëshmon për dhunë të policisë ndaj tyre dhe fëmijëve
November 25
14:31 2018

Në datën 22 nëntor në Spitalin e Traumës, teksa kryeministri Edi Rama vizitonte efektivët e plagosur në protestën përpara Kuvendit, shtetasi Ilias Sketiaj qëlloi me këpucë në drejtim të tij dhe u ndalua nga policia.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranes ka dhënë vendimet për të gjithë protestuesit që u shoqëruan në komisariat dhe Sketiaj ishte njëri nga ata që u mbajt në burg, më saktë do të qëndrojë në qeli për 30 ditë.

Ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka folur për “Balkanweb” dhe ka akuzuar policinë se i ka dhunuar burrin duke i thyer krahun dhe ka paraqitur disa foto, si provë për dhunën që është ushtruar dhe ndaj fëmijëve të saj. Gjithashtu ajo premtnon se shtëpitë në Unazën e Re do ti mbrojnë me gjak dhe paralajmëron kryeministrin Rama të mos luajë me zjarrin se do të digjet.

Kjo është fjala e saj e plotë: “Kemi mbi 20 vite te Unaza e Re. Jemi ne proces legalizimi. Kemi paguar taksat. Policia më ka dhunuar burrin e fëmijët. Burrit tim i ka thyer krahun policia, fëmijët e mi kanë qenë të dhunuar nga policia. Ne shtëpitë  do t’i mbrojmë me gjak. Ky vendim është me urdhër të Ramës. Burri im nuk kishte as armë dhe asgjë. Pse duhet ta dënojë burrin tim me 1 muaj. Unë edhe jetën kam për ta dhënë. Ai acaron situatën.  I bëj thirrje të mos lozë me zjarrin se do të digjet”. /Blitz.al/

 

 

Share