Blitz

 Breaking News

Brett Kavanaugh zgjidhet si pjesëtar i “Gjykatës së Lartë” të SHBA, pavarësisht akuzave për sulm seksual

Brett Kavanaugh zgjidhet si pjesëtar i “Gjykatës së Lartë” të SHBA, pavarësisht akuzave për sulm seksual
October 07
16:55 2018

Një nga rastet më të komentuara si politikisht ashtu dhe nga shoqëria civile në Amerikë, ishte kandidatura e Brett Kavanaugh si gjykatës në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë të SHBA-ve.

Ai ishte i propozuari i partisë së presidentit Trump por edhe pse fillimisht u pa si kandidaturë shumë e mirë, më vonë u diskutua shumë për shkak të një akuze që ju bë nga një grua, pedagoge në një universitetet. Ajo pretendonte që Kavanaugh kishte tentuar të përfitonte seksualisht nga ajo në moshën 17 vjeçare madje kishte tentuar ta përdhunonte. Kaq u desh dhe shoqëria civile, lëvizjet për mbrojtjen e të drejtave të femrave dhe shumë shoqata të tjera filluan protestat dhe detyruan FBI-në të hapte një hetim kundër tij. Gjithashtu senati I SHBA-ve pati një seancë të jashtëzakonshme dëgjimore me Kavanaugh ku senator dhe gjykatës e morën në pyetje për këto akuza por dhe për karrierën e tij në përgjithësi.

Kavanaugh i qëndroi besnik deklaratës së tij të fillimit, ai i mohoi të gjitha akuzat dhe siguroi të gjithë që kurrë nuk ishte përfshirë në jetën e tij në situate të tilla. Mesa duket si hetimi i FBI-së, si dhe seanca e tij dëgjimore i bindën senatorët dhe ligjëvnësit në Amerikë që ti jepnin një mundësi Brett si pjesëtar i “Gjykatës Supreme”. Votimi në Senatin amerikan përfundoi 50-48 në favor të tij dhe kështu ai është anëtari i rradhës i kësaj gjykate, më të rëndësishmes në vend.

Protestat kundër tij kanë qenë të shumta, kujtojmë që pati dhe një marshim ditën që bëhej votimi për të ku u arrestuan shumë protesutes, shumica e tyre femra. Ndërkohë Donald Trump e mbështeti Kavanaugh gjatë gjithë kohës dhe tha se hetimi I FBI-së ishte i nevojshëm por provoi se në fakt ai është një profesionist dhe një njeri më shumë vlera dhe që mezi pret ta shohë në rolin e ri . Gjithsesi me fuqizimin e lëvizjes #MeToo dhe me denoncimet dhe rastet e sulmeve seksualte dhe përdhunimeve të supozuara që shtohen çdo ditë, gjykatësi Kavanaugh nuk do ta ketë të lehtë. /Blitz.al/

Share