Blitz

 Breaking News

Breshëri të shtënash në Gjirokastër, autori qëllon policinë dhe largohet

Breshëri të shtënash në Gjirokastër, autori qëllon policinë dhe largohet
October 28
14:18 2018

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Bularec të Gjirokastrës. Një 35 vjeçar ka qëlluar me armë drejt policies dhe më pas është arratisur.
Sipas “BalkanWeb”, në qendër të zonës, janë dëgjuar të shtëna armësh dhe policia është drejtuar menjëher për në vendngjarje. Autori, që më pas u identifikua si Kostandinos Kaçifa, sapo ka parë punonjësit e policisë ka qëlluar me breshëri, duke rrezikuar jetën e tyre. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i plagosur, por ka pasur vetëm dëme materiale të makinave të policisë.
Më pas autori ka arritur të largohet për në mal i veshur me uniform ushtrie, dhe ka marrë me vete tre karikatorë. Gazetarja Brikena Metaj ka treguar se autori është i divorcuar dhe dyshohet se vuan nga depresioni. Nuk dihen ende shkaqet e plota, por i gjithë fshati është “blinduar” dhe forcat policore janë vënë në kërkim të këtij personi që përbën rrezik të lartë. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër ka mbërritur dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana.
/Blitz.al/

Share