Blitz

 Breaking News

Bllokohen 12 akse kombëtare prej protestës të Opozitës

Bllokohen 12 akse kombëtare prej protestës të Opozitës
May 02
19:05 2019

Opozita ka nisur bllokimin e rrugëve për dy orë në akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit, dhe jo vetëm pikat kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar.

Janë 12 akse kryesore kombëtare ku mbështetësit e thirrur nga opozita bashkë me ish-deputetët janë mbledhur duke bllokuar qarkullimin si shenjë e mosbindjes civile nga qeverisë. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të jetë në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.

Në Fier, protestuesit kanë marshuar në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” drejt Urës së Mbrostarit.

Në Durrës është bllokuar autostrada Kavajë-Durrës. Protestuesit janë mbledhur dhe bëjnë thirrje “Rama ik!”.

Edhe në Berat ka nisur protesta me bllokimin e aksit nacional Berat-Lushnje, tek Ura e Kuçit.

Burimi: Balkanweb

Share