Blitz

 Breaking News

Berat- I premtuan për fejesë, por vajza përfundoi prositutë në Itali

Berat- I premtuan për fejesë, por vajza përfundoi prositutë në Itali
September 28
15:53 2018

Policia e Beratit ka vënë në pranga dy burra me origjinë po nga Berati që kanë trafikuar një vajzë si prostitutë në Itali.  Specialistët Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale finalizuan operacionin e koduar “Mashtrimi” dhe bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat lëshuar me datë 26.09.2018, e cila ka vendosur  masën e sigurisë  “Arrest me burg” për dy shtetasit: Flamur Dodoveci, 62 vjeç  dhe Emanuel Myrtaj 40 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar me pretekstin e “fejesës” dhe kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtëtin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucion një 29-vjeçare.

Sipas Balkanweb në shtetin italian 29-vjeçarja është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila është shpallur në kërkim nga “Drejtoria Vendore e Policisë” dhe falë bashkëpunimit me policinë italiane është bërë i mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në itali.

/Blitz.al/

 

Share