Berat, adoleshenti përdhunon një vajzë 13-vjeçare
Një adoleshent 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.
Sipas burimeve policore të këtij qyteti, në pranga është vënë K.A., 17 vjeç, banues në qytetin e Beratit ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ka kryer marrëdhënie seksuale në banesën e tij me një të vajzë 13 vjeçe.
Policia e Beratit ka thënë se autori dhe e lënduara njiheshin prej disa kohësh me njeri-tjetrin, njohje që fillimisht e kanë krijuar përmes rrjetit social Facebook, sipas syri.net.
Madje K.A. e ka prezantuar vajzën edhe në shtëpi dhe planifikonte të fejohej me të.
Ditën e djeshme, ata janë takuar në banesën e djalit dhe aty situata ka dalë jashtë kontrollit. Pa dëshirën e të miturës, djali e ka dhunuar seksualisht.
Denoncimi nga pala e dëmtuar në komisariatin e qytetit ka bërë që policia të vihet në lëvizje, duke arrestuar autorin e ngjarjes së shëmtuar.
Mbi 17-vjeçarin K.A. rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
/Blitz.al/