Blitz

 Breaking News

Bashkëshortja e Bashës në protestë: “Situata është e tmerrshme”

Bashkëshortja e Bashës në protestë: “Situata është e tmerrshme”
May 12
12:01 2019

Pas protestës së djeshme, e cila zgjati 6 orë, opozita së bashku me qytetarët janë mbledhur sërish që në mëngjes pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë paralajmëruar një protestë masive për ditën e hënë, të cilën ish-deputeti Klevis Balliu e ka cilësuar si “jo protestë, por revoltë kombëtare. Nesër do jetë luftë.”

E pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela. Në një prononcim të shkurtër për “News24″, ajo u shpreh se situata është e tmerrshme.

“Jam këtu si qytetare e Tiranës, si gjithë të tjerët. Kam dalë si një qytetare. Si e tillë, do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme.”- është shprehur ajo.

Burimi: BalkanWeb

Share