Blitz

 Breaking News

Banorët në protestë tek Unaza e Re: “Nuk lëshojmë shtëpitë”

Banorët në protestë tek Unaza e Re: “Nuk lëshojmë shtëpitë”
November 05
17:48 2018

Banorët e zonës ë “Astirit” në Unazën e  re vijojnë protestën kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të rikonstruksionit të këtij aksi rrugor.

Sipas Syri.net ata kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar rrugën dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre pa i shpronësuar ashtu siç u takon apo pa u gjetur banesa të reja. Ata nuk pranojnë propozimin e Bashkisë Tiranë që të gjejnë banesa me qera e cila do të paguhet nga bashkia, pasi nuk është një zgjidhje afatgjatë.

“Po na prishin shtëpitë pa na paralajmëruar. Nuk hapim rrugën sa të marrim përgjigje. Jemi dakord të bëhet rruga por jo të na prishet shtëpia.Bonusi është qesharak, kryeministri po tallet me ne. Këtë javë na kanë thënë që do të dalim nga shtëpitë. Vetëm një vit qira na kanë dhënë, nuk e dimë se çfarë do të bëhet pas këtij afati. Pronat tona nuk i lëmë, do të flijohemi. Taksat na i marrin, por legalizimet nuk na i bëjnë”, janë disa prej reagimeve të banorëve.”- shprehen disa nga banorët.

/Blitz.al/

 

 

 

 

 

 

Share