Blitz

 Breaking News

Balerinët e TKOB-së interpretojnë në kushte izolimi

Balerinët e TKOB-së interpretojnë në kushte izolimi
April 18
12:43 2020

 

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit i Shqipërisë ka vendosur që të jetë pranë publikut, nëpërmjet një sezoni artistik online.
Ky sezon është konceptuar në mënyrë të atillë që përveç transmetimit të shfaqjeve të xhiruara në sezonet e kaluara, të përmbajë edhe performanca solistike të artistëve të xhiruara në kushtet e karantinimit.
Ky sezon artistik është hapur më 11 prill me operan “La Boheme”, që u transmetua live në Facebook dhe Youtube dhe vijoi me krijimtarinë dhe interpretimet e balerinëve Isida Mollaymeri, Dion Gjinika, Eltion Merja dhe Kevin Lila. Ata kanë përshtatur banesat e tyre, jo vetëm për ushtrimet e përditshme, por edhe për të krijuar apo interpretuar, si e vetmja mënyrë për të mbërritur tek publiku në këto kohë izolimi.
Dikush ka improvizuar për t’ju përshtatur hapësirave të limituara, dikush ka krijuar, për të mbërritur me vetëm një klik në shtëpitë e të gjithëve, sepse për një artist, nuk ka mure të pakapërcyeshme, për të shkuar pranë publikut.

Share