Blitz

 Breaking News

Babai i Stresit padit deputetin e PS-së Taulant Balla, kërkon 20 mln lekë shpërblim

Babai i Stresit padit deputetin e PS-së Taulant Balla, kërkon 20 mln lekë shpërblim
October 16
16:32 2018

Sali Lushaj, babai i reperti shqiptar i cili ndryshe njihet si Stresi ka paditur në gjykatë  deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka depozituar padinë e Lushajt.

Kjo padi vjen pas akuzave  të Ballës në lidhje me videopërgjimin e publikuar nga PD-ja të Fredi Alizotit. Edhe pak kohë më parë deputeti i PS-së e ka cilësuar Lushajn si pjesë të bandës së Sali berishës.

Ai duke iu referuar deklaratave të Taulantit në Opinion tha se ai po cënonte imazhin e tij.

“Ne nuk jemi bandat e Berishës. Unë bashkë me Gjokmakaj jemi pishtarë të demokracisë. Kam derdhur gjak për këtë demokraci, vëllain e kam dëshmor të demokracisë. Më gjatë nuk kam çfarë them takohemi në gjyaktë. “

Ai kërkon edhe një shumë monetare prej 20 milionë lekësh të vjetra si dëmshshpërblim nga Balla.

Nuk është herë e parë që Taulant Balla ka lëshuar akuza kundër Sali Lushaj, sepse ky i fundit ka organizuar shumë shpesh protesta në emër të PD-së dhe Basha gjithmonë e ka cilësuar si një njeri të besuar të Berishës. /Blitz.al/

Share