Blitz

 Breaking News

Autori i vrasjes së 3 punonjësve të Bashkisë në Mat, tenton të vras veten me tela korenti

Autori i vrasjes së 3 punonjësve të Bashkisë në Mat, tenton të vras veten me tela korenti
October 29
10:01 2018

Pak javë më parë një 54 vjeçar qëlloi për vdekje 3 punonjësit e Bashkisë në Mat. Ai u arrestua dhe ndodhej në burgun e sigurisë të lartë në Burrel. Por Sipas Panoramës, Kujtim Hoxha ka tentuar ti jap fund jetës në ambientet e burgut pak ditë më parë.

Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga ky institucion dhe autori ka shpprehur shenja pendese e çekuilibër mendor pas arrestimit. Ai ka kërkuar të shkojë në tualet dhe ka tentuar të vetflijohet nëpërmjet telave të korrentit.

Një gardian i burgut u ka treguar eprorëve të tij:

“Hoxha kërkoi të shkonte në tualet. Zbatuam me korrektësi të gjitha rregullat gjatë lëvizjes së tij nga qelia për në tualet. Jam befasuar kur e pashë që kishte shtrënguar një tel korrenti. Thirra me zë të lartë “lëshoje”. E lëshoi dhe për fat të mirë nuk pësoi gjë. Lajmërova eprorët për ngjarjen. Pas ardhjes së elektricistëve mësova se Kujtim Koxha kishte prekur telin nul, jo fazën”.

Kujtim Hoxha nuk flet me askënd dhe nuk ka takuar asnjë prej të afërmve të tij.. Ndërkohë që policia po heton nëse linja elektrike është lënë në atë gjendje për shkak të neglizhencës nga punonjësit e institucionit apo kanë qenë të dënuarit ata që kanë nxjerrë telat e korrentit./Blitz.al/

 

 

 

 

Share