Blitz

 Breaking News

Atentati në Tiranë, zbardhen mesazhet mes grupit: “Hajde për pazar”; “S’kam mbajt asnjë lek”

Atentati në Tiranë, zbardhen mesazhet mes grupit: “Hajde për pazar”; “S’kam mbajt asnjë lek”
July 24
15:25 2017

Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurisë ditën e sotme ndaj grupit që organizoi atentatin ndaj aktorit Mishel Prela (majtas në foto).

Gjykata ka dhënë arrest me burg për Ervin Zallumin (foto djathtas), i cili kishte porositur atentatin ndaj Prelës si dhe arrest me burg për Shkëlzen Buçin, i cili ishte dhe vrasësi me pagesë të cilit i ishte dhënë 80 mijë euro për të ekzekutuar Prelën.

Ndërkohë që për Ermir Tolën është vendosur arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike, ndërsa për Miklar Tolën është dhënë arrest me burg ditën e djeshme.

Ndërkohë që në seancën e sotme janë publikuar edhe mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të grupit.

Siç është bërë e ditur, vrasja e 31-vjeçarit Prela ishte porositur për hakmarrje nga Ervin Zallumi, i cili kishte ofruar 80 mijë euro që të vritej aktori, ndërsa vrasjen e mori përsipër Shkëlzen Buci nga Peshkopia bashkë me tre të tjerë.

“Nga verifikimet e mëtejshme të kryera prej policisë gjyqësore në lidhje me këtë ngjarje është mundësuar të bëhet identifikimi i automjetit të përdorur prej autorëve të mundshëm të kësaj vepre penale, ku ka rezultuar të ketë qenë automjeti tip “Benz Mercedes” me targë AA563FP, i cili rezulton në pronësi të shtetases R.T. Në kontrollin që i është bërë banesës së kësaj shtetaseje nuk është gjetur ndonjë send i kundërligjshëm, por është mësuar se automjeti në pronësi të shtetases R. ditën e ngjarjes është përdorur nga bashkëshorti i saj Miklar Tola dhe ishte lënë në afërsi të gjimnazit “Partizani”, me pretendimin se ‘e kishte lënë nafta dhe nuk kishte siguracion dhe do ta merrte ditën e nesërme këtë automjet’”, – sqaron organi i akuzës.

Këto janë edhe disa prej mesazheve të shkëmbyera dhe sqarimi i gjithë ngjarjes që ka ndodhur. /Blitz.al/

Share