Blitz

 Breaking News

Atentat ndaj biznesmenit në Shkodër. Detajet e para nga vendi i ngjarjes dhe çfarë dihet mbi autorin

Atentat ndaj biznesmenit në Shkodër. Detajet e para nga vendi i ngjarjes dhe çfarë dihet mbi autorin
March 20
19:31 2019

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:30 minuta në Grudë të Shkodrës, aty ku është qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasi Ferdinand Polia nga Thethi, 35-vjeç.

Sipas “BalkanWeb” viktima ishte duke udhëtuar me automjet ku u qëllua disa herë nga persona ende të paidentifikuar.

Polia rezulton të jetë një njeri që merrej me turizmin edhe bashkëpronari i një bujtine në zonën e Thethit.

Autori i dyshuar i ngjarjes është një person që lëvizte me motorçikletë dhe mbante skafandër. Pasi ka kryer vrasjen ai dyshohet se e ka braktisur mjetin tek ura e Mesit.

Referuar burimeve policore, sipas “BalkanWeb”  viktima ndodhej në makinën e tij tip Fouristradë kur është qëlluar. Nard Polia sapo e kishte dalë nga servisi, pasi para disa ditësh e kishte çuar makinën të lyhej dhe sot e kishte marrë. Por pak pasi doli nga servisi atij iu bë atentati me armë.

Në makinë bashkë me Polinë në momentin që e kanë qëlluar ka qenë edhe një nga punonjësit e servisit.

Policia e Shkodrës po heton për të zbardhur shkaqet e kësaj vrasje. Paraprakisht thuhet se i riu nuk rezulton të ketë precedente penale, apo konflikte me ndonjë person. Ai njihej në zonë si një njeri i qetë që merrej me zhvillimin e turizmit në zonë.

Share