Blitz

 Breaking News

‘’Artist, jam i impresionuar!’’- Kryeministri Edi Rama ironizion kreun e opozitës pas deklaratave të tij

‘’Artist, jam i impresionuar!’’- Kryeministri Edi Rama ironizion kreun e opozitës pas deklaratave të tij
October 30
16:49 2018

Menjëherë pas konferencës për shtyp të  kryetarit të opozitës Lulzim Basha ka reaguar në rjetin social Tëitter kryeministri Edi Rama. Për ti dhënë përgjigje akuzave që u bënë nga kryedemokrati, Rama ka përdorur ironinë dhe ‘’Departamentin Antishpifje’’.

Ai shkruan: ”Artist,jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë? E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort.”

Kujtojmë që pak më herët në një konferencë për mediat, Basha përmendi gjithë çesthjet e nxehta politike të lidhura me qeverinë, që nga shkaku i dorëheqjes të ish Ministrit të Brendshëm, faktin që Vangjush Dako nuk mund ti shpëtojë arrestimit dhe nuk harroi as të akuzonte socialistët për lidhjet me krimin.

/Blitz.al/

Share