Blitz

 Breaking News

Arrestohet shqiptari i dyshuar se po planifikonte sulm terrorist në metronë e Vjenës

Arrestohet shqiptari i dyshuar se po planifikonte sulm terrorist në metronë e Vjenës
January 21
21:00 2017

Mbrëmjen e djeshme, policia e Vjenës ka arrestuar një shqiptar pasi dyshohej se po përgatiste një sulm terrorist. Sipas mediave austriake bëhet fjalë për 18-vjeçarin Lorenz K. i cili thuhej se po planifikonte vendosjen e një bombe në metronë e Vienës.

Informacionet për veprimet dyshuese të 18-vjeçarit u dhanë nga agjencitë e huaja të inteligjencës. Ai kishte shkuar në Vjenë nga Gjermania.

Shqiptari kishte kontakte me një grup radikal në Vjenë dhe do të vendoste një bombë artizanale në metronë e  kryeqytetit austriak. Bomba artizanale mendohet se ishte përgatitur në Gjermani, ku kishte qëndruar edhe 18-vjeçari. Policia e ka kapur të riun shqiptar në apartamentin e tij, në të cilin ka kryer kontrollet e nevojshme dhe ka sekuestruar dokumente dhe celularë, edhe pse asgjë prej tyre nuk është konsideruar kompromentues. Grupi hetimor raporton se qëllimi i tij ka qenë sulmi i një metroje në Vjenë në mënyrë që të kishte sa më shumë persona. Aktualisht L.K. është lënë në burg dhe ende nuk dihet se si i riu me një afërsi me rrjetin mafioz palestinez Abou-Chaker në Berlin kishte rënë në lidhje me qarqet salafiste. Thuhet se djaloshi është një emër i njohur për policinë austriake për shkak se është arrestuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale./Blitz.al/

Share