Blitz

 Breaking News

Arrestohen pas një sherri për shkaqe banale djemtë e Azem Hajdarit

Arrestohen pas një sherri për shkaqe banale djemtë e Azem Hajdarit
January 04
14:19 2018

Dy djemtë e Azem Hajdarit, Kirialdi dhe Azemi janë vënë në pranga nga policia kufitare në pikën e Murriqanit. Ata akuzohen se kanë dhunuar personin e identifikuar si Mikel Margjeka. Vëllezërit Hajdari akuzohen nga policia për plagosje të lehtë me dashje.

Konflikti mes tyre ka ndodhur në datën 27 dhjetor në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Më pas Margjeka ka bërë denoncim në polici dhe vëllezërit janë arrestar gjatë kohës kur po tentonin të dilnin jashtë vendit. Ata janë liruar sërish me urdhër të Prokurorisë, për t’u hetuar në gjendje të lirë. /Blitz.al/

 

 

 

Share