Blitz

 Breaking News

Arrestimi i djalit të deputetit Rraja , reagon kryeministri Rama

Arrestimi i djalit të deputetit Rraja , reagon kryeministri Rama
September 30
15:13 2018

Ditën e sotme Gjykata e Krujës ka bërë kërkesën e arrestimit të Rexhep Rrajaës pasi prokuroria arriti në përfundimin se ai konsumuar aktin penal e përndjekjes dhe ushtrimit të dhunës ndaj Xhiseila Malokut. Çeshtja më e përfolur e ditëve të fundit duket se mori një kthesë të re edhe pse deputetit Rrahja kishte mohuar ditët e fundit akuzat që ishin bërë ndaj djalit të tij nga ish oficeri Nuhu. Duket se pikë kyçe e zhvillimeve të reja ka qenë ballafaqimi i dy të rinjëve Rraja dhe Maloku në komisariatin e Krujës për orë të tëra ku dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore. Gjithashtu dhe akt ekspertimi teknik i qelizave të telefonave të tyre ka mbështetur dëshminë e Xhisielës.

Sipas Balkanweb edhe dëshmitarët e marrë në pyetje për çeshtjen kanë dhënë deklarata që nuk përputheshin. Të gjithë këto faktorë kanë ndikuar në dhënien e vendimit “arrest me burg” në mungesë ndaj Rexhep Rrajës dhe policia më pas ka ekzekutuar këtë vendim duke çuar të riun pas hekurave ndërkohë që për 72 orë pritet të mësohet nëse ai do qëndrojë në burg për kryerjen e hetimit apo do lihet i lirë.

Menjëherë pas arrestimit të tij ka qenë kryeministri Rama që ka reagur me një postim në Twitter ku ndër të tjera ka inkurajuar prokurorinë të mos ndalet nderi në fund. Gjithashtu ai ka bërë akuza ndaj kundërshtarëve të tij politikë duke u shprehur se dje janë bërë mburojë e të kërkuarve nga policia e sot po ridhunojnë vajzën për politikë.

/Blitz.al/

Share