Blitz

 Breaking News

Ankohet Gjin Gjoni: ‘Mediat dhe qeveria përndjekin gjyqtarët’

Ankohet Gjin Gjoni: ‘Mediat dhe qeveria përndjekin gjyqtarët’
July 18
08:30 2017

Ndodh shpeshherë që sistemi gjyqësor në Shqipëri për shkak të korrupsionit galopant që e karakterizon, të cilësohet si më i tmerrshmi për të cilin ankohen qindra qytetarë që herë pas here janë të detyruar të kalojnë nga dyert e gjykatave.

Por ndodh edhe e kundërta, që gjyqtarët të ankohen se përndiqen dhe detyrohen të punojnë në kushte jo të favorshme.

Gjyqtari i mirënjohur për publikun, Gjin Gjoni, ka shpërndarë një njoftim në disa media, sipas të cilit ai është zgjedhur president i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë.

Me rastin e këtij posti, ai ka mbajtur edhe një fjalim, ku ka kërkuar që gjyqtarët të mbrohen, pasi sipas tij, përndiqen nga qeveria dhe mediat.

“Roli i Rrjetit duhet të forcohet duke qenë në mbrojtje të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit si garanci për sundimin e ligjit në rajon.

Rrjeti duhet të marrë një pozicion pro aktiv në ruajtjen dhe forcimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmirësimin e besimit në gjyqësor, rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të gjyqësorit si dhe forcimin e kapacitetit institucional të këshillave për gjyqësorin në reagim ndaj ndërhyrjeve dhe presioneve të pushtetit ekzekutiv, të mediave, apo nga çdo kah që të vijnë”,-ka thënë Gjini në fjalimin e vet.

Në njoftimin e shpërndarë nga vetë Gjini, thuhet se au zgjidhet president për herë të tretë radhazi në këtë organizatë.  /Blitz.al/

Share