Blitz

 Breaking News

Amnistia, ja kategoritë e 900 të dënuarve që do të lënë qelitë

Amnistia, ja kategoritë e 900 të dënuarve që do të lënë qelitë
November 30
16:46 2018

Së shpejti 900 të dënuar do të lënë qelitë e burgjeve, pasi përfitojnë nga amnistia. Projektligji i propozuar nga qeveria parashikon disa kategori:
-Të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim deri në tre vjet, për dënime të dhëna deri më 30 nëntor 2018, pavarësisht kohës që u mbetet për të vuajtur.
-Të gjithë personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, u kanë mbetur pa vuajtur një periudhë deri në dy vite burgim
-Femrat e dënuara, të cilat në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, ndërsa meshkujt, baras ose mbi moshën 60 vjeç
– Personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, përjashto ata që kanë kryer vrasje ose krime të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Por ka dhe disa kategori që përjashtohen nga amnistria. Ja çfarë parashikon projektligji.
“Të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, apo ata që kanë kryer vepra penale kundër fëmijëve martesës ose familjes, nuk përfitojnë nga kjo amnisti”.
Në draft parashikohet se “Nuk përfitojnë nga amnistia, as të dënuarit për krime që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokrat të zgjedhjeve”.
Një tjetër kategori që përjashtohet janë edhe personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.

Aktualisht projektligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë i është dërguar për mendim prokurorisë së përgjithshme dhe Ministrisë së brendshme.
Pasi këto institucione të japin mendimin e tyre, drafti kalon për diskutim ne qeveri dhe votim në Parlament. Nga amnistia e fundit që u dha në 2016, përfituan mbi 700 të dënuar.
Burimi: BalkanWeb

Share