Blitz

 Breaking News

Alket Rizai bën aktin human në qelinë e burgut, shpëton vogëlushen greke nga sëmundja duke i siguruar të ardhurat për kurën

Alket Rizai bën aktin human në qelinë e burgut, shpëton vogëlushen greke nga sëmundja duke i siguruar të ardhurat për kurën
September 05
11:07 2017

Prej disa javësh në Greqi, rasti i një vogëlusheje 8-vjeçare me emrin Evangjelia nga Kreta ka prekur të gjithë. E sëmurë me kancer, familjarët e saj kanë bërë thirrje për ndihmë, që u dëgjuan nga mijëra njerëz të cilët kontribuuan për të para.

Me mijëra njerëz dhanë aq sa mundeshin duke iu përgjigjur thirrjes së familjes së saj për ndihmë ekonomike me qëllim dërgimin e Evangjelisë në një qendër speciale kurimi në Londër.

Midis atyre që u sensibilizuan është edhe i dënuari me burgim përjetë, shqiptari  Alket Rizai, i cili mblodhi para nga të gjithë të burgosurit e tjerë në burgun ku vuan dënimin, siç kanë raportuar  mediat greke. Lajmin e ka bërë të ditur gjyshi i vogëlushes në një intervistë  për mediat lokale, madje ka qenë vetë Alket Rizai që ka telefonuar babain e vajzës së sëmurë duke e lajmëruar se ka mbledhur një shumë parash nga të gjithë të burgosurit për të ndihmuar Evangjelinë.

Rizai gjithashtu kërkoi të merret vendim ministror që të transferohen lekët në mënyrë ligjore.

“Ajo që ka rëndësi është të shkojë vogëlushja dhe të bëhet mirë. Gjithë të tjerat janë pa vlerë”.

Këto janë fjalët e Alket Rizait për vogëlushen greke të sëmurë me kancer, përcjellë medieve helene nga avokati i tij Sakis Kehajoglou./Blitz.al/

Share