Alarm për përmbytje, moti i keq paralizon qarkullimin e trageteve në Sarandë dhe Durrës
November 30
13:36
2017
Moti i keq dhe me shira të dendur ka shkaktuar paralizimin e qarkullimit të trageteve në Sarandë dhe Durrës.
Sipas BalkanWeb mësohet se linja e trageteve të linjës Sarandë-Korfuz si dhe anasjelltas është pezulluar për shkak të valëzimit në det dhe dallgëve që arrijnë në 5-6 ballë në juglindje.
Gjithashtu edhe në qytetin e Durrës ka pasur bllokim dhe vonesa të qarkullimit të trageteve në drejtim të Italisë për shkak të dallgëve.
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga një mot i keq me shira të dendur, ndërsa sinoptikanët kanë parashikuar se në disa vende do ketë edhe përmbytje.