Blitz

 Breaking News

Akuzohet për plagosjen e polices, 18-vjeçari tregon ngjarjen dhe dhunën e ushtruar gjatë arrestimit

Akuzohet për plagosjen e polices, 18-vjeçari tregon ngjarjen dhe dhunën e ushtruar gjatë arrestimit
November 24
13:26 2018

Daniel Dobraj, i akuzuari për plagosjen e polices Ina Nuka gjatë protestës , ka dhënë sot dëshminë e tij. BalkanËeb ka arritur ta zbardhë atë të plotë, ku 18 vjeçari tregon se nuk ka përdorur asnjë send të kundraligjshëm. Ai gjithashtu foli dhe për dhunën e ushtruar gjatë arrestimit.

“U njoha me të drejtat procedurale që më jep ligji dhe jam dakord me mbrojtësin ligjor të zgjedhur nga ana ime avokatit Alfred Duka. Jam banor i Astirit në një banesë private e cila është ndërtuar në vitin 2004 kur unë kam qenë 4 vjeç dhe jam rritur në atë banesë. Duke qenë se në derën e banesës time është vendosur një shenjë me kryqe të kuqe i jam bashkuar të gjithë personave të cilët kanë protestuar për mënyrën e prishjes së banesës time dhe kemi qenë në protestën e datës 22.11.2018 para parlamentit. Theksoj se nuk kam pasur dhe nuk kam përdorur sende të kundraligjshme gjatë protestës.

Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë namazjan që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë. Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap. Rreth orës 19:30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin jemi nisur për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr.3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë më kanë vënë pistoletën në kokë duke m’u prezantuar si punonjës policie pasi më kanë futur në makinë kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe duke më sharë gjatë gjithë rrugës deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në ambientet e Drejtorisë Tiranë sjelljet kanë qenë korrekte dhe nuk është ushtruar asnjë dhunë”- është shprehur ai.

/Blitz.al/

Share