Blitz

 Breaking News

Aktori i madh shkodran pëson infarkt, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

November 06
19:21 2018

Mjeshtri i Madh Besnik Çinari, aktori shkodran i humorit ka pësuar mbrëmjen e kaluar një infarkt. Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë ndërsa mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Panorama shkruan se ai ende ndodhet në zonë rreziku dhe gjendje e aktorit të madh të humorit nuk është stabilizuar.

Menjëherë është transportuar në sallën e reanimacionit dhe mjekët i kanë vendosur një unazë duke bërë koronaren ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër. Ende ndodhet në zonë rreziku..

Prej ditësh Besnik Çinari nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë mbrëmë ka marrë një goditje në zemër duke pësuar infarkt.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.

/Blitz.al/

Share