Aksidenti në Tiranë, trajnerja e Dhurata Priftit: Bashkëshorti s’më la të shoh videon
Një ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën shtetases 45-vjeçare Dhurata Prifti, nënë e dy fëmijëve, ka reaguar trajnerja e saj Diana Mata, duke qenë se viktima ishte qitëse. Ajo tregon momentin e parë kur mori vesh lajmin dhe se si bashkëshorti nuk e la të shihte videon me pamje të rënda.
“Kur hyra në shtëpi po e shikoja rastin si një grua që më ka ardhur jashtëzakonisht keq por kur mora lajmin për Dhuratën, ka ardhur bashkëshorti dhe e ka fikur televizorin. Ai nuk donte që unë ta shikoja sepse unë me Dhuratën takohesha çdo ditë, shkonim në stërvitje së bashku”, shprehet Diana Mata, qitëse, shumë herë kampione e vendit dhe nënkampione e Europës.
Trajnerja tregon se e kishte njohur Dhurata Priftin në Ballkaniadën e Malit të Zi, kur ishin pjesë e ekipit kombëtar. Më pas Dhurara kishte kaluar nga ekipi i Partizanit, tek Tirana dhe së fundmi Studenti.
Burimi: Report Tv