Blitz

 Breaking News

Aksidentet rrugore – Tiranë, 18-vjeçari përplaset në “Don Bosko”. Durrës, i dehuri merr përpara 2 automjete të tjera

Aksidentet rrugore – Tiranë, 18-vjeçari përplaset në “Don Bosko”. Durrës, i dehuri merr përpara 2 automjete të tjera
July 17
12:47 2017

Aksidentet vijojnë të jenë tepër problematike në Shqipëri e tashmë në periudhën e verës shkaktojnë herë pas here tragjedi.

Mëngjesin e ditës së sotme 2 aksidente kanë ndodhur në Tiranë dhe Durrës.

Një automjet ka përplasur një 18-vjeçar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

I riu po kalonte rrugën kur u përplas nga mjeti i tipit “Volkswagen”, me drejtuese M.F. mesditën e së hënës.

Sipas policisë, 18-vjeçari është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore, ndërsa shoferja është shoqëruar në komisariat.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 17.07.2017, rreth orës 11:59, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një aksident të ndodhur në rrugën e “Don Boskos”.

Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A.N., 18 vjeç, nga mjeti i tipit “Volkswagen”, me  drejtuese shtetasen M. F.

Shtetasi i aksidentuar ka qenë duke kaluar rrugën e “Don Boskos” ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Volkswagen”.

Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Një tjetër aksident ka ndodhur edhe në Durrës.

Policia e qytetit bregdetar ka bërë me dije se një shofer i dehur ka përplasur 2 mjete të tjera.

Hasan Bregasi, 41 vjeç, në gjendje të dehur përplasi një “Benz” dhe një “Ford”. Ngjarja që shkaktoi kaos ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të Kolegjit Turk.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Hasan Bregasi 41 vjeç, banues në plazh. Më datë 16.07.2017, rreth orës 19:30, afërsi të Kolegjit Turk, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka goditur mjetet tip Benz dhe Ford me drejtues shtetasit M.N. dhe K.R. Bregasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.  /Blitz.al/

Share