Blitz

 Breaking News

Aksident tragjik në Rusi, humb jetën bukuroshja e motorëve

Aksident tragjik në Rusi, humb jetën bukuroshja e motorëve
August 03
11:19 2017

Ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor, motoristja e njohur ruse Olga Pronina, e famshme në gjithë botën për pozat e saj me motorët.

Lajmin e bënë të ditur mediat ruse, të cilat shkruan se Pronina po udhëtonte me motorin e saj kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat mbrojtëse të rrugës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit të Vladivostok në juglindje të Rusisë.

Bukuroshja ruse me mbi 150 mijë ndjekës në rrjete sociale nuk ka mund të shpëtojë, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Olga ishte cilësuar si një nga vajzat më bukuroshe të motorëve që tregonte herë pas here format e saj dhe dashurinë për motorët përmes fotografive të shpërndara në rrjete sociale.

Pronina mësohet se ishte nënë e një vajze 16-vjeçare. /Blitz.al/

 

Share