Blitz

 Breaking News

Aksident në rrugën Fier-Lushnjë, zetori përplas makinën, humb jetën 26-vjeçari

Aksident në rrugën Fier-Lushnjë, zetori përplas makinën, humb jetën 26-vjeçari
August 31
09:58 2017

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në një aksident të rëndë rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:25  të mëngjesit në autostradën Fier- Lushnje, ku një zetor ka përplasur një automjet tip “Mercedez-Benz” me targa AA 170 HO.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit Erion Balla, 26 vjeç, banues në Lushnje. Ndërsa kanë mbetur të plagosur pasagjeri në zetor, G.H., 40 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit.

Edhe njëri nga personat që ndodhej në makinën tip “Benz” ka pësuar dëmtime të lehta, por pa rrezik për shëndetin.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Benz” dhe pasagjerin që udhëtonte me të për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/Blitz.al/

Share