Blitz

 Breaking News

Aksident në hyrje të Elbasanit, makina me targa greke përplaset kokë më kokë me “Benz”-in

Aksident në hyrje të Elbasanit, makina me targa greke përplaset kokë më kokë me “Benz”-in
August 09
18:44 2017

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, pak në të dalë të qytetit të Elbasanit.

Sipas asaj që raporton policia kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në spital me urgjencë ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që policia ka rregulluar trafikun në këtë aks nacional.

Bëhet me dije se janë përplasur një mjet me targa greke dhe një automjet tip “Benz”. Përplasja ka qenë e fortë dhe të dyja automjetet janë dëmtuar shumë në pjesën e përparme.  /Blitz.al/

Share