Blitz

 Breaking News

Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin
November 16
16:30 2018

Qyteti i Elbasanit është tronditur ditën e sotme nga një aksident me pasoja të rënda. Një këmbësor është përplasur me vdekje nga një makinë në lagjen “Vullnetari”.

Informacioni paraprak sipas BalkanWeb:

Në lagjen “Vullnetari” , Elbasan, shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Share