Blitz

 Breaking News

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/Humb jetën kalimtari, u përplas nga kamioni

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/Humb jetën kalimtari, u përplas nga kamioni
October 09
17:03 2018

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore të aksit “Tiranë- Durrës”. Kamioni ka përplasur një kalimtar. Identiteti i viktimës ende nuk është zbuluar.

Njoftimi i policise

Më datë 09.10.2018, rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

/Blitz.al/

 

Share