Blitz

 Breaking News

Aksident në rrugën Fushë-Krujë-Milot, plagosen rëndë 4 persona

Aksident në rrugën Fushë-Krujë-Milot, plagosen rëndë 4 persona
August 02
08:54 2017

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë-Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Luz.

Një automjet tip “Golf 4”, me të cilin udhëtonin 4 persona, është përplasur me një tjetër automjet tip “Ford Monteo”, i cili drejtohej nga një djalë.

4 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve sipas dëshmitarëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Të gjithë janë shoqëruar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve.

Identitetet e të plagosurve nuk bëhen me dije, por mësohet se ata janë të moshave 25-30 vjeç.

Policia gjendet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Këto ditë vere kanë qenë të shumta aksidentet në disa rrugë të vendit, madje edhe me viktima, edhe pse policia i ka shtuar së tepërmi masat për të parandaluar ngjarje të tilla. /Blitz.al/

Share