Blitz

 Breaking News

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona humbin jetën dhe 4 të tjerë janë të plagosur

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona humbin jetën dhe 4 të tjerë janë të plagosur
November 02
16:16 2018

Dy makina janë përfshirë në një aksident në rrugën e Kombit.  Nga të dhënat e para raportohet se 2 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë të plagosur.

Sipas Balkanweb Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rrubikut, por ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e kësaj përplasjeje/

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe thuhet se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford” dhe një “Benz” dhe shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar. Personat që kanë humbur jetën janë drejtuesit e mjeteve, Jak Syla 63 vjec dhe Myftar Kovaci 52 vjec. Të plagosurit janë eprsonat me iniciale N.K, F.K dhe L.D. Një apsagjere femër është marrë me helikopter për tu transportuar në Tiranë.

/Blitz.al/

 

 

 

Share