Blitz

 Breaking News

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë – Milot, plagosen tre persona

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë – Milot, plagosen tre persona
November 05
08:41 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në aksin Fushë Krujë –Milot, ndërsa janë plagosur tre persona.

Ballkanweb raporton se të plagosurit janë nga Fieri dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip ‘Fiat’ me targa italiane i cili është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe, të tre nga e njëjta familje.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, por forca policie në vendgjajrje kanë nisur hetimet./blitz.al/

Share