Blitz

 Breaking News

Aksident i rëndë në aksin Durrës-Rrogozhinë, ndërron jetë 24-vjeçari

Aksident i rëndë në aksin Durrës-Rrogozhinë, ndërron jetë 24-vjeçari
July 24
15:56 2017

Një 24 vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në ndodhur në aksin Durrës-Rrogozhinë, pranë vendit të quajtur “Mbikalimi i varrezave”.

Policia bëri me dije se shtetasi Xh.Xh. humbi jetën pasi mjeti tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte si pasagjer është përplasur me një mjet tjetër që kishte ndaluar në rrugë.

Policia bën të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte mjetin tip “Mercedes” dhe për pasojë është përplasur në pjesën e prapme të mjetit tip “Iveco” me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë. Informacion. Arrestohet në flagrancë shtetasi Soren Veshaj. Më datë 24.07.2017, shërbimet e policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i varrezave”, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes” është përplasur në pjesën e prapme të mjetit tip “Iveco” me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen shtetasi Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit S. V., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Share