Blitz

 Breaking News

(Video) Adoleshenti i drejton armën në kokë mësueses, që ti heqë mungesën…

(Video) Adoleshenti i drejton armën në kokë mësueses, që ti heqë mungesën…
October 21
17:37 2018

Një video e një djali 15 vjeçar që kërcënon mësuesen e tij me një armë është duke qarkulluar që të premten në rrjetet sociale.

Ajo që dihet është se pas orës 10 të mëngjesit të ditës së enjte djali( të cilit emri i mbahet i fshehtë për arsye ligjore) bashkë me shokët e tij u fut me forcë në klasën e shkollës Branly High School, në periferinë e Parisit. Në video djali dëgjohet duke kërcënuar mësuesen duke i drejtuar një armë në kokë që ti heqe mungesën, ndërsa miqtë e tij e mbështesin. Ndërkohë mësuesja e cila qëndron e qetë gjatë gjithë kohës zbaton “urdhërat” që i jep nxënësi I saj.

Më e rëndë se kjo është fakti që këta adoleshentë e dinin që po filmoheshin dhe nuk e kanë patur problem ti bëjnë këto veprime para kamerës.  Edhe pse ngjarja ndodhi të enjten, xhirimi u bë viral në rrjetet sociale ditën e premte dhe që atëherë ka shkaktuar reagime nëpër gjithë Francën dhe jo vetëm. Presidenti i vendit Emmanuel Macron, i ka kërkuar ministrit të arsimit atje të ndërmarri të gjitha veprimet e nevojshme që ky veprim të ndëshkohet dhe që kjo sjellje të ndalohet një herë e përgjithmonë në shkolla.

15 vjeçari të cilit përveç emrit nuk i tregohet as fytyra në video u denoncua nga mësuesja dhe u shoqërua në komisariat nga babai i tij. Ai rrëfeu se e gjitha ishte një shaka dhe se arma ishte thjeshtë një lodër, madje kërkoi falje dhe u shpreh se nuk donte ta friksonte mësuesen e tij. Pavarësisht kësaj ai do të përballet me një akuzë, dënimi i së cilës mund të shkojë deri në 5 vjet. Edhe nëse arma është lodër, përdorimi dhe kërcënimet me të merren si të vërteta prandaj dhe dënimi mund të jepet pavarësisht gjithckaje. /Blitz.al/

Share