Blitz

 Breaking News

Acari në vend, kujdes kur të lëvizni në këto akse!

Acari në vend, kujdes kur të lëvizni në këto akse!
January 11
10:51 2017

Moti i keq në vend ka sjellë problematika të shumta në disa akse kryesore dhe jo vetëm në të gjithë vendin dhe për këtë arsye autoriteti rrugor bën apel për shoferët që të kenë kujdes kur lëviznin në to.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka dhënë informacion të plotë për situatën aktuale të rrugëve.

Në rajonin e Tiranës, sipas ministrisë, gjithçka është normale, përveç rrugës së Dajtit ku këshillohet të lëvizet me kujdes.

Në Shkodër dhe rrethinat e saj ka disa akse dytësore me probleme, ku po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

Aksi Vlorë-Palasë që lëvizej me zinxhirë, tashmë kalohet lehtësisht.

Aksi Lunik-Steblevë qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Tepelenë-Gjirokastër dhe Gjirokastër-Kakavijë vijon të qarkullohet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave në rrugë.

Përmet-Çarshovë-Tre Urat qarkullohet me zinxhirë pasi bora ka shkuar në më tepër se 35 cm.

Në Qafë Muzinë mes Gjirokastrës dhe Sarandës vijohet të qarkullohet me zinxhirë, sepse ngrica është e madhe dhe ka akull në rrugë.

Edhe në Pogradec dhe Korçë këshillohet qarkullimi me kujdes nga shoferët, sidomos në zonat malore të këtij qarku.  /Blitz.al/

Kjo është harta e plotë e akseve e publikuar nga ministria:

QARKU SITUATA E AKSEVE NACIONALE REKOMANDIME
Tiranë Akset e Qarkut të Tiranës qarkullohen pa zinxhirë.

Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.

Me zinxhirë qarkullohet vetëm segmenti i fundit i këtij aksi Qafë Mollë – Bizë

 

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 

Durrës

 

Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Elbasan Në aksin Elbasan – Qafë Thanë është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 3 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet në  vendet ku ka ngrica. Kalimi pa zinxhirë.

Në aksin Librazhd – Steblevë,  segmenti Lunik –  Steblevë  qarkullimi kryhet  pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.  Janë hedhur 2 tonë kripë.

Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur me kripë.

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Berat Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Vlorë Në Vlorë – Llogora vazhdon puna për  pastrimin  dhe  kriposjen  e aksit. Qarkullimi është me zinxhirë.

Në aksin Palasë – Sarandë, në  Shën Vasil, qarkullimi është me zinxhirë.

Në Sarandë ka reshje bore, rreth 10 cm.

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Gjirokastër Në Gjirokastër ka rreth 20 cm borë.

Në Jorgucat – Muzinë – Sarandë  qarkullimi është me

zinxhirë.

Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër, qarkullohen me zinxhirë.

Në aksin Valare – Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup  i bllokuar,

Aksi  Ura e Leklit – Përmet – Çarshovë – 3 Urat

qarkullohet  me zinxhirë.

Të gjitha akset e këtij qarku sot qarkullohen me zinxhirë.

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.
Korçë Gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë. Të gjitha akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë.

Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.
Fier Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Lezhë Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, me kujdes, në të gjitha korsitë.

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
    Kukës Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë arrin deri në 100 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë.  Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në  70 cm.  Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë.  Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit  me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.

Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  të kryhet me zinxhirë.

Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe  ka rreth 40 – 50  cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam  ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e  Toblit).  Mjetet borëpastruese janë në gatishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth  2 m borë.  Është hedhur kripë për të eliminuar ngricat.  Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.

 Dibër Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë.

Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.

Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm  borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë.

 

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
Shkoder Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë

Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore.  Mjetet janë në gatishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali).  Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet  me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.

Në aksin Koplik –  Dedaj – Bogë,  Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave dhe erës së fortë. Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.

Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet  Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë  Arrëz  50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë.  Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë  në segmentin Q.Qelë – Pukë- F.Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë. 

 

Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.

Share