Blitz

 Breaking News

“A show”:  Nga platforma finale e Lulzim Bashës tek marrëdhëniet personale të Carlo Bollino me Ramën

“A show”:  Nga platforma finale e Lulzim Bashës tek marrëdhëniet personale të Carlo Bollino me Ramën
November 27
09:36 2018

1 – Carlo Bollino: Si e kam “personale” me kryeministrin

Botuesi Carlo Bolino,  analizoi në A show, ngjarjen e javës, si është mbuluar në media pro apo kundër qeverisë, problematika e medias dhe raporti i saj me të vërtetën. Bolino flet edhe për marrëdhënien e tij personale me kryeministrin Rama. Ai paraqet një raport të caktuar të medias me kryeministrin dhe një tjetër personal të tij me të. Bolino sqaron se nuk ka përfituar kurrë nga tenderat publikë ndërsa flet edhe për raportin e së shkuarës me ish-kryeministrin Berisha, nga takimi në hotel në vitin 1993 deri tek shpallja non grata.

2 –Basha në A show për platformën finale

Kriminalizimi, zgjedhjet e kriminalizuara dhe oligarkët, janë tri çështjet për të cilat ka zgjidhje në platformën e re të PD-së,  sipas Lulzim Bashës. I ftuar në A shoë, në neës 24, Basha foli për riorganizimin e partisë, marrëdhëniet me kundërshtarët politikë por edhe me ata brenda partisë. Si  senatore e përjetshme, Jozefina Topallin dhe të ngjashmit e saj, Basha i fton të japin kontributin e tyre duke iu kujtuar se Shqipëria sipas tij, është në gjendje emergjence dhe çdokush që bën hesape personale me karrigen e vet, nuk i shërben zgjidhjes.

 

Ndërsa në  pjesën e tretë tre personalezhe të medias, kanë komentuar me humor dhe ironi  disa momente pikante të politikës të shfaqura në media javës që shkoi.

3- Media ndryshe: Enkel Demi, Ylli Manjani, Sokol Shameti

Nga “Fake news me qull e pilaf” e Enkel Demit, tek Sokol Shameti me “Vithet e Ramës, kërcinjtë e Bracës… si menu interesante” më pas Ylli Manjani krejt i drejtpërdrejtë: “Më bën pështypje përshkrimi i anatomisë së by… në fjalorin politik”,  janë batutat e analistëve në A shoë  për momentet pikante të politikanëve në media, javën që shkoi.

/Blitz.al/

 

 

Share