Blitz

 Breaking News

A po gënjen Xhisiela Maloku sonte në rrëfimin e saj?

A po gënjen Xhisiela Maloku sonte në rrëfimin e saj?
October 01
21:29 2018

25 vjeçarja është në qendër të vëmendjes sonte pasi intervistat e bëra me të po transmetohen në dy televizionet nga më të rëndësishmit në Shqipëri. Protagonistja e ngjarjes më të përfolur në vendin tonë rrëfehej sot për herë të parë, duke mos u fshehur më por në bisedat që ka bërë me intervistuesit, gazetarët Blendi Fevziu dhe Eni Vasili, ajo nuk ka thënë aspak atë që shqiptarët prisnin të dëgjonin.

Ajo ka pranuar se kallzimet e saj në polici, si në Fushë Krujë ashtu dhe në Tiranë janë të bëra nga inati dhe xhelozia dhe se nuk është dhunuar asnjëherë nga djali i deputetit Rraja. Sipas saj marrdhënia e tyre ishte e tillë, ziheshin shpesh por konfliktet nuk i kanë kaluar limitet e verbales, sipas fjalëve të saj “nuk kanë shkuar asnjëherë më shumë se një shpullë”. Ajo ka hedhur poshtë jo vetëm kallzimet e saj të cilat i cilëson si dëshmi të rreme por akuzon dhe ish ofercin Nuhu për dhënie informacionesh të rreme. Gjithashtu Xhisiela ka thënë se dhe ekspertizat mjeko ligjore të bëra në trupin e saj nuk janë të sakta dhe se shenjat i kishte nga një aksident që ka bërë, madje ka pranuar dhe se ka djegur veten me cigare. Në këtë mënyrë ajo hedhur poshtë gjithe fjalët , hipotezat, dokumetat e prokurorisë apo policisë që ishin bërë publike dhe thotë se është e gatshme të marrë përgjegjësi për dëshimtë e rreme të bëra nga xhelozia, duke hequr përgjegjësinë nga Rexhep Rraja dhe babi i tij deputet. Pra sipas saj kjo është vetëm një histori dashurie e shkuar keq por a është duke gënjyer Xhisiela?

Të shumtë janë ata që janë duke e ndjekur dhe shprehen se nuk e besojnë këtë version të 25 vjeçares. Komentet nga publiku shqiptar bashkohen  në të njejtën pikë kur thonë se ajo ndjehet e kërcënuar apo nën presion për të mos thënë të vërtetën. Gazetaret e emisionit “Open” të cilat e kanë marrë në intervistë thanë se janë munduar ta bëjnë bisdën me të sa më komode por sërish nuk e besojnë versionin e saj pasi dhe gjuha e trupit e tradhëton. Arsyet mund të jenë të shumta, ajo mund të ndihet e pafuqishme para njerëzve me pushtet dhe ky rrëfim nuk është gjë tjetër veçse një thirrje për ndihmë.  E reja tenton të jetë e qetë gjatë intervistave, të japë dhe ndonjë të qeshur nga sikleti por është shumë nën tension. Kjo ndoshta dhe nga stresi apo nga emocioni që gjendet në qendër të vëmendjes por gjithsesi fakti që ajo arrin të pranojë para publikut që është tallur me policinë me dëshmitë e saj, vetëm që ky version i historisë të besohet e bën dialogun akoma më të pabesueshëm. Ndër të tjera gazetaret e “Open” pranuan se ajo i kishte gënjyer kur e kishin pyetur kush e kishte sjellë në intervistë dhe që shkoi në makinë me persona të panjohur. Në disa pjesë të intervistës ajo nuk jep detaje të sakta për kohët kur janë zhvilluar ngjarjet duke thënë “s’e mbaj mend”, madje në disa pjesë ngatërron dhe kë ka denoncuar në momente të ndryshme. Dëshmia plot boshllëqe dhe alibi të çuditshme na bën të besojmë që fakti se Xhisiela po gënjen mund të jetë dhe i vërtetë, se pse, mund ta merrni me mend të gjithë. /Blitz.al/

Share