Blitz

 Breaking News

5 vite zonjë e parë e shqiptarëve, Odeta Nishani u dërgon letër falënderuese të gjithëve në ditën e largimit

5 vite zonjë e parë e shqiptarëve, Odeta Nishani u dërgon letër falënderuese të gjithëve në ditën e largimit
July 24
13:03 2017

Në ditën e fundit të pozicionit të saj si zonjë e parë e shqiptarëve, Odeta Nishani, bashkëshortja e presidentit Bujar Nishani, u ka dërguar një letër të hapur falënderimi të gjithëve.

Ajo i uron të gjithë për mbarësi në familjet e tyre dhe në shoqërinë tonë të përbashkët.

Mesazh i falënderimit vjen pikërisht në ditën që pritet të zyrtarizohet edhe presidenti i ri, Ilir Meta.

MESAZHI:

Të dashur miqtë e mi,
Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falënderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si zonjë e parë.

Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës.

Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet Fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët! Miqësisht, Odeta.

/Blitz.al/

Share