Blitz

 Breaking News

39 vjeçari u vetflijua në makinë, flasin familjarët: “Nuk kishte probleme…”

39 vjeçari u vetflijua në makinë, flasin familjarët: “Nuk kishte probleme…”
October 20
09:38 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku një person ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë. Policia ka zbuluar detaja të reja nga ngjarja duke konstatuar se 39-vjeçari me iniciale Gj.B.

 Familjarët e 39-vjeçarit kanë treguar për Balkanweb se janë të shokuar nga ngjarja dhe janë shprehur se Gjergji nuk vuante nga depresioni dhe nuk e dinë pse e bëri këtë. Ata gjithashtu kanë rrëfyer se 39-vjeçari jetonte me gjyshen në shtëpi, ndërsa babai dhe e mtra jetonin në Amerikë. E ëma i kishte vdekur disa vite më parë.

Viktima kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit,”-raportoi policia./Blitz.al/

Share