Blitz

 Breaking News

​Vlorë, kryeinspektori i mjedisit qëllon me grusht vartësin

​Vlorë, kryeinspektori i mjedisit qëllon me grusht vartësin
August 10
19:53 2017

Policia e Vlorës ka ndaluar kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoratit të Mjedisit për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Më datë 10.08.2017, specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit :

Ersid Hasanllari, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.
Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017 ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë inspektor i mjedisit pranë Inspektoratit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin Ersid Hasanllari, me detyrë kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoratit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B., gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.

Kryeinspektor Ersid Hasanllari ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij, shtetasin E.B, me pretendimin se pse s’ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat.

Më pas Ersidi është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij, shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera. Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Share